Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Si ta përdorim librin Ç’mund të na mësojë Bibla?

Si ta përdorim librin Ç’mund të na mësojë Bibla?

Libri Ç’mund të na mësojë Bibla? (anglisht) është i ngjashëm me Çfarë mëson vërtet Bibla? Të dy këta libra nga çanta e mjeteve mësimore prezantojnë të njëjtat të vërteta me të njëjtën renditje. Megjithatë, libri Ç’mund të na mësojë Bibla? ka fjalë dhe logjikë të thjeshtë. Është bërë për ata që mund të kenë vështirësi të kuptojnë Çfarë mëson vërtet Bibla? Në vend të shtojcës, libri Ç’mund të na mësojë Bibla? ka shënime me shpjegime të thjeshta për terma dhe koncepte të tekstit kryesor. Kapitujt nuk kanë pyetje në fillim dhe kuti përmbledhëse në fund. Por mbyllen me një përmbledhje të vërtetash nga Bibla që shpjegohen në tekstin kryesor. Ashtu si Çfarë mëson vërtet Bibla?, edhe ky libër mund të ofrohet në çdo rast, ndonëse mund të mos jetë ofertë e muajit. Si mund t’i përdorim veçoritë unike të këtij libri kur drejtojmë një studim biblik?

PËRMBLEDHJA: Për shumicën e njerëzve, metoda e studimit që përdorim zakonisht te libri Çfarë mëson vërtet Bibla? duke lexuar paragrafin dhe pastaj duke bërë pyetjen, funksionon mjaft mirë. Po nëse studenti nuk ka shumë njohuri për gjuhën ose nuk lexon mirë? Në këtë rast, mund të zgjedhësh për studim librin Ç’mund të na mësojë Bibla? Mund të përdorësh përmbledhjen e kapitullit si bazë për studim dhe mund ta inkurajosh studentin ta lexojë vetë tekstin kryesor. Sesioni i studimit për çdo të vërtetë nga Bibla zakonisht mund të zhvillohet për gati 15 minuta. Përderisa përmbledhjet nuk përfshijnë hollësi të tekstit kryesor, mësuesi duhet të përgatitet mirë, duke mbajtur parasysh nevojat e studentit. Nëse mësuesi përdor për studim tekstin kryesor, përmbledhjet mund të përdoren si rishikim.

SHËNIMET: Termat dhe konceptet që shpjegohen te shënimet në fund të librit, renditen ashtu siç shfaqen në tekstin kryesor. Mësuesi mund të vendosë nëse dëshiron t’i diskutojë gjatë studimit shënimet te libri Ç’mund të na mësojë Bibla?