Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Të rinj—Mos vononi të hyni në ‘derën e gjerë’

Të rinj—Mos vononi të hyni në ‘derën e gjerë’

Mund të jetë kollaj të mendojmë se do të jemi të rinj përgjithmonë dhe se nuk do t’i përjetojmë kurrë «ditët e kobshme» që shoqërojnë moshën e thyer në botën e Satanait. (Ek 12:1) Nëse je i ri, a duhet ta flesh mendjen se ke shumë kohë përpara për të ndjekur synime frymore, siç është shërbimi në kohë të plotë?

«Ngjarje të paparashikuara» përjetojnë të gjithë, edhe të rinjtë. (Ek 9:11) «Nuk e dini se ç’do të bëhet nesër me jetën tuaj.» (Jk 4:14) Prandaj mos i shtyni pa qenë e nevojshme synimet për të bërë më shumë në shërbim të Jehovait. Hyni në ‘derën e gjerë që çon në aktivitet’ për sa kohë është e hapur për ju. (1Ko 16:9) Nuk keni për t’u penduar.

Disa synime të mundshme frymore:

  • Predikimi në gjuhë tjetër

  • Shërbimi si pionier

  • Të marrësh pjesë në shkollat teokratike

  • Shërbimi në projektet e ndërtimit

  • Shërbimi në Bethel

  • Vepra qarkore

Shkruaj synimet e tua frymore.