Bibla përshkruan një grua të aftë
Në kapitullin 31 të Proverbave gjendet mesazhi me peshë që mbreti Lemuel mori nga e ëma. Këshilla e saj e mençur i mësoi çfarë duhej të kërkonte te një grua e aftë.
Gruaja e aftë është e denjë për besim
-
Jep sugjerime me vend për vendimet e familjes ndërkohë që qëndron e nënshtruar
-
Burri ka besim se gruaja merr vendime të mençura dhe nuk ngul këmbë që ajo të kërkojë miratimin e tij për çdo gjë
Gruaja e aftë punon pa u lodhur
-
Ajo mëson të jetë nikoqire dhe të jetojë me modesti, që familja të ketë veshje të hijshme e të rregullta dhe të jetë e ushqyer mirë
-
Ajo punon fort dhe kujdeset për familjen ditë e natë