Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Burri i saj është njeri i njohur te portat e qytetit

Burri i saj është njeri i njohur te portat e qytetit

Gruaja e aftë ndikon për mirë te burri i saj. Në ditët e mbretit Lemuel, burri që kishte një grua të aftë, ishte ‘njeri i njohur te portat’ e qytetit. (Pr 31:23) Sot, burra të respektuar shërbejnë si pleq ose si shërbëtorë ndihmës. Nëse janë të martuar, mundësia e tyre për të shërbyer varet shumë nga sjellja e mirë dhe mbështetja e shkëlqyer e grave të tyre. (1Ti 3:4, 11) Këto gra të afta vlerësohen jashtëzakonisht jo vetëm nga burrat e tyre, por edhe nga kongregacioni.

Gruaja e aftë e ndihmon burrin të shërbejë . . .

  • duke e inkurajuar me fjalë dashamirëse.Pr 31:26

  • duke qenë e kënaqur që ai punon për kongregacionin.1Se 2:7, 8

  • duke jetuar me modesti.1Ti 6:8

  • duke mos e pyetur për çështjet konfidenciale të kongregacionit.1Ti 2:11, 12; 1Pj 4:15