TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Sugjerime për mbledhje shërbimi praktike
Si të gjitha mbledhjet e kongregacionit, edhe mbledhjet për shërbim janë një masë praktike që të nxitemi për të shfaqur dashuri dhe për të bërë vepra të shkëlqyera. (He 10:24, 25) Ato duhet të zgjasin 5 deri në 7 minuta, ku përfshihet organizimi i grupeve, caktimi i territoreve dhe lutja. (Nëse më pas do të ketë një mbledhje tjetër, atëherë duhet të zgjasë edhe më pak.) Drejtuesi duhet të përgatitë diçka praktike për lajmëtarët që do të dalin në shërbim atë ditë. Për shembull, të shtunave mund të jetë praktike të diskutohet ndonjë ide për të nisur biseda, meqë shumica e lajmëtarëve të pranishëm nuk kanë dalë në shërbim që nga fundjava e shkuar. Cilat janë disa argumente të tjera të dobishme për t’u trajtuar?
-
Një nga idetë për biseda nga Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje
-
Si të përdorësh ndonjë ngjarje ose lajm të kohëve të fundit për të nisur biseda
-
Si të kapërcesh një kundërshtim të zakonshëm
-
Si t’i përgjigjesh një ateisti, evolucionisti, dikujt që flet një gjuhë të huaj ose që i përket një besimi fetar të pazakontë për territorin tuaj
-
Si të përdorësh një veçori të sitit jw.org, të aplikacionit JW Library® ose të Biblës
-
Si të përdorësh një nga mjetet e Çantës së mjeteve mësimore
-
Si të përfshihesh në një aspekt specifik të shërbimit si, dëshmia me telefon, me letra, dëshmia publike, rivizitat ose studimet e Biblës
-
Përkujtues për sigurinë, fleksibilitetin, mirësjelljen, qëndrimin pozitiv a diçka të ngjashme
-
Një mësim ose video nga broshura Kushtoju leximit dhe mësimdhënies
-
Si ta inkurajosh dhe ta ndihmosh shokun e shërbimit
-
Një shkrim për shërbimin ose ndonjë përvojë inkurajuese nga shërbimi