Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

STËRVITU PËR SHËRBIMIN | SHTOJE GËZIMIN NË SHËRBIM

Mësoje studentin tënd të Biblës të dijë si të studiojë

Mësoje studentin tënd të Biblës të dijë si të studiojë

Që të njohin Jehovain e të bëhen të krishterë të pjekur, studentët tanë nuk duhet të mjaftohen vetëm me të vërtetat që u mësojmë ne. (Mt 5:3; He 5:12–6:2) Ata duhet të mësojnë si të studiojnë vetë.

Që në fillim, tregoji studentit si të përgatitet për studimin dhe nxite ta bëjë këtë. (mwb18.03 6) Inkurajoje të lutet çdo herë para studimit personal. Ndihmoje të gjejë sitin e të përdorë mjetet tona dixhitale për studim. Shpjegoji si të përditësohet me materialet e reja që dalin në jw.org dhe në JW Broadcasting®. Gradualisht mësoje studentin të lexojë Biblën çdo ditë, të përgatitet për mbledhjet e kongregacionit dhe të bëjë kërkime për pyetjet që i lindin. Ndihmoje të meditojë për atë që ka mësuar.

SHIHNI VIDEODRAMATIZIMIN NDIHMOJE STUDENTIN TËND TË BIBLËS TË DIJË SI TË STUDIOJË, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Si e ndihmoi Nita Xhenin të kuptonte se të studiosh nuk do të thotë vetëm të dish përgjigjet e pyetjeve?

  • Çfarë e ndihmoi Xhenin të bindej se Jehovai ka të drejtë ta ndalojë imoralitetin seksual?

  • Mësoje studentin si të ushqejë mendjen dhe zemrën me Fjalën e Perëndisë

    Çfarë kuptoi Xheni për meditimin?