TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Ndihmë për të mos i zvarritur gjërat
Një person që i zvarrit gjërat i shtyn për më vonë ato që mund ose duhet t’i bëjë në moment. Patjetër që kjo s’mund të thuhet për mënyrën si veproi Jehu kur Jehovai i dha si caktim të shfaroste shtëpinë e Akabit. (2Mb 9:6, 7, 16) Disa thonë: «Mbase do të pagëzohem mbas nja dy vjetësh.» «Shpresoj që së shpejti të filloj ta lexoj Biblën çdo ditë.» «Do të bëhem pionier kur të gjej një punë më të mirë.» Shkrimet mund të na ndihmojnë të mos i zvarritim disa aspekte të adhurimit tonë ndaj Jehovait.
Si mund të na motivojnë vargjet e mëposhtme të mos i zvarritim gjërat?