THESARE NGA FJALA E PERËNDISË
«Tërë shtëpia e Akabit do të zhduket»—2Mb 9:8
MBRETËRIA E JUDËS
Jehozafati tashmë mbret
rr. 911 p.e.s.: Jehorami (biri i Jehozafatit; burri i Atalisë, vajzës së Akabit dhe të Jezebelës) bëhet sundimtari i vetëm
rr. 906 p.e.s.: Ahaziahu (nipi i Akabit dhe i Jezebelës) bëhet mbret
rr. 905 p.e.s.: Atalia vret të gjithë pasardhësit mbretërorë dhe uzurpon fronin. Vetëm nipin e saj, Jehoasin, kryeprifti Jehojada e shpëton dhe e mban të fshehur prej saj.—2Mb 11:1-3
898 p.e.s.: Jehoasi bëhet mbret. Mbretëresha Atalia ekzekutohet nga kryeprifti Jehojada.—2Mb 11:4-16
MBRETËRIA E IZRAELIT
rr. 920 p.e.s.: Ahaziahu (biri i Akabit dhe i Jezebelës) bëhet mbret
rr. 917 p.e.s.: Jehorami (biri i Akabit dhe i Jezebelës) bëhet mbret
rr. 905 p.e.s.: Jehu vret mbretin Jehoram të Izraelit dhe vëllezërit e tij, mamanë e Jehoramit (Jezebela) dhe mbretin Ahaziah të Judës me vëllezërit e tij.—2Mb 9:14–10:17
rr. 904 p.e.s.: Jehu fillon të mbretërojë