Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

16-22 dhjetor

PSALMI 119:57-120

16-22 dhjetor

Kënga 129 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË

1. Si t’i përballojmë vuajtjet?

(10 min.)

Vazhdo të lexosh dhe të studiosh Fjalën e Perëndisë (Ps 119:61; w06 15/6 20 ¶2; w00 1/12 14 ¶3)

Lejo që sprovat të të rafinojnë (Ps 119:71; w06 1/9 14 ¶4)

Kërko ngushëllim te Jehovai (Ps 119:76; w17.07 13 ¶3, 5)

PYET VETEN: «Në cilat mënyra specifike më ka ndihmuar Jehovai të përballoj vuajtjet?»

2. Xhevahire nga Bibla

(10 min.)

  • Ps 119:96—Cili mund të jetë kuptimi i këtij vargu? (w06 1/9 14 ¶5)

  • Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?

3. Leximi i Biblës

STËRVITU PËR SHËRBIMIN

4. Nis një bisedë

(3 min.) SHTËPI MË SHTËPI. Tregoji të zotit të shtëpisë sitin jw.org dhe lëri një kartëvizitë. (lmd mësimi 2, pika 5)

5. Ushqe interesin

(4 min.) DËSHMI JOFORMALE. Ftoje personin të dëgjojë fjalimin publik në mbledhjen e radhës. Prezanto videon Çfarë ndodh në një Sallë Mbretërie? (lmd mësimi 8, pika 3)

6. Shpjego bindjet e tua

(5 min.) Demonstrim. ijwbq 157—Tema: Çfarë thotë Bibla për katastrofat natyrore? (lmd mësimi 3, pika 3)

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Kënga 128

7. Jehovai na ndihmon të tregojmë qëndrueshmëri

(15 min.) Diskutim.

Qëndrueshmëria është aftësia për t’u bërë ballë vështirësive ose kundërshtimeve pa u dorëzuar. Ajo përfshin vendosmërinë për të qenë i palëkundur, duke mbajtur qëndrimin e duhur mendor dhe një pikëpamje pozitive për sprovat. Nëse tregojmë qëndrueshmëri, nuk ‘do të sprapsemi’ a të ulim ritmin në shërbim të Jehovait kur lindin vështirësi. (He 10:36-39) Jehovai mezi pret të na ndihmojë që të përballojmë sprovat.—He 13:6.

Për secilin varg, shkruaj mënyrat si na ndihmon Jehovai të tregojmë qëndrueshmëri.

Shihni VIDEON Lutu me zjarr për ata që janë në sprova, dhe pastaj bëj këto pyetje:

  • Si mund ta përdorim sitin jw.org për të mësuar ç’sprova po kalojnë motrat dhe vëllezërit tanë?

  • Ç’mund të bëjnë prindërit për t’i stërvitur fëmijët e tyre që të luten për të tjerët dhe ç’dobi vijnë si rezultat?

  • Pse është e rëndësishme t’i lutemi Jehovait që t’i ndihmojë të bashkëkrishterët të tregojnë qëndrueshmëri?

  • Pse kur lutemi për të tjerët na ndihmon të përballojmë sprovat?

8. Studimi i Biblës në Kongregacion

Komente mbyllëse (3 min.) | Kënga 32 dhe lutja