Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

18-24 nëntor

PSALMET 107-108

18-24 nëntor

Kënga 7 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË

1. «Falënderoni Jehovain, se ai është i mirë»

(10 min.)

Ashtu siç i çliroi izraelitët nga Babilonia, Jehovai na ka shpëtuar edhe ne nga bota e Satanait (Ps 107:1, 2; Kl 1:13, 14)

Mirënjohja ndaj Jehovait na shtyn ta lëvdojmë në kongregacion (Ps 107:31, 32; w07 15/4 20 ¶2)

Mund të zhvillojmë një zemër mirënjohëse, nëse bluajmë në mendje veprat e dashurisë besnike të Jehovait (Ps 107:43; w15 15/1 9 ¶4)

2. Xhevahire nga Bibla

(10 min.)

  • Ps 108:9—Pse Moabi është krahasuar me ‘legenin ku Perëndia lan këmbët’? (it Moabi, moabitët ¶12)

  • Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?

3. Leximi i Biblës

STËRVITU PËR SHËRBIMIN

4. Nis një bisedë

(3 min.) DËSHMI JOFORMALE. (lmd mësimi 1, pika 4)

5. Ushqe interesin

(4 min.) DËSHMI JOFORMALE. Informoje personin për kursin falas të Biblës dhe lër një kartëvizitë që flet për këtë. (lmd mësimi 9, pika 3)

6. Fjalim

(5 min.) ijwyp 90—Tema: Si të largoj mendimet negative? (th mësimi 14)

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Kënga 46

7. Këndojmë për të falënderuar Jehovain

(15 min.) Diskutim.

Në Detin e Kuq, Jehovai e çliroi popullin e tij të tmerruar nga ushtria e fuqishme egjiptiane. Për ta falënderuar, gjithë mirënjohje, izraelitët ia morën këngës. (Eks 15:1-19) Burrat ishin të parët që filluan të këndonin këtë këngë të re. (Eks 15:21) Edhe Jezui dhe të krishterët e hershëm e lëvdonin Perëndinë me këngë. (Mt 26:30; Kl 3:16) Sot, edhe ne vazhdojmë ta shprehim mirënjohjen tonë ndaj Jehovait, duke kënduar në mbledhje, asamble e kongrese. Për shembull, kënga që sapo kënduam, «Të falënderoj, Jehova!», është kënduar në mbledhjet tona që nga viti 1966.

Në disa vende, burrat mund të kenë siklet për të kënduar në publik. Disa të tjerëve nuk u pëlqen të këndojnë, ngaqë mendojnë se nuk kanë zë. Megjithatë, të mos harrojmë se këngët që këndojmë në mbledhje, janë pjesë e adhurimit që i bëjmë Jehovait. Organizata e Jehovait punon fort që të kompozojë këngë të bukura dhe të zgjedhë, për çdo mbledhje, ato që janë më të përshtatshmet për t’u kënduar. Ndaj neve na mbetet pjesa më e lehtë: të bashkojmë zërat për t’i shprehur Atit tonë qiellor dashurinë dhe çmueshmërinë që na buron nga zemra.

Shihni VIDEON Organizata jonë në rrjedhën e historisë—Dhurata e këngës, pjesa 2, dhe pastaj bëj këto pyetje:

  • Cili event historik ndodhi në vitin 1944?

  • Çfarë bënë vëllezërit në Siberi për të treguar se për ta kishte shumë rëndësi të këndonin këngët e Mbretërisë?

  • Pse këngët janë kaq të rëndësishme për Dëshmitarët e Jehovait?

8. Studimi i Biblës në Kongregacion

(30 min.) bt kap. 18 ¶6-15

Komente mbyllëse (3 min.) | Kënga 73 dhe lutja