30 dhjetor 2024–5 janar 2025
PSALMET 120-126
Kënga 144 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)
1. Ata mbollën me lot, por korrën me britma gëzimi
(10 min.)
Izraelitët ishin të lumtur që u çliruan nga Babilonia dhe që mund të rivendosnin adhurimin e pastër (Ps 126:1-3)
Ata që u kthyen në Jude, mund të kenë qarë për shkak të punës së lodhshme që i priste (Ps 126:5; w04 1/6 16 ¶10)
Ngaqë populli nuk hoqi dorë, u bekua (Ps 126:6; w21.11 24 ¶17; w01 15/7 18-19 ¶13-14; shih figurën)
PËR MEDITIM: Pasi Jehovai të na çlirojë në Armagedon nga ky sistem i vjetër, çfarë sfidash do të hasim gjatë rindërtimit global? Por, çfarë bekimesh do të korrim?
2. Xhevahire nga Bibla
(10 min.)
-
Ps 124:2-5—A mund të presim që Jehovai të na mbrojë fizikisht, siç bëri me kombin e Izraelit? (cl 73 ¶15)
-
Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?
3. Leximi i Biblës
(4 min.) Ps 124:1–126:6 (th mësimi 5)
4. Nis një bisedë
(3 min.) DËSHMI PUBLIKE. (lmd mësimi 3, pika 5)
5. Ushqe interesin
(4 min.) SHTËPI MË SHTËPI. Në një bisedë të mëparshme, personi të ka shprehur se ka dyshime për Biblën. (lmd mësimi 9, pika 5)
6. Bëj dishepuj
Kënga 155
7. Gjej gëzim te premtimet e Perëndisë
(15 min.) Diskutim.
Jehovai i përmbushi të gjitha premtimet që i kishte bërë popullit të tij të mërguar në Babiloni. Ai i çliroi dhe ua fali mëkatet që kishin kryer në të shkuarën. (Is 33:24) Me sa duket, i mbrojti ata dhe kafshët e tyre shtëpiake nga luanët dhe bishat e tjera, të cilat ishin shtuar gjatë kohës që izraelitët nuk kishin banuar në vendin e tyre. (Is 65:25) Izraelitët do të mund të shijonin jetën në shtëpitë që do të ndërtonin dhe do të hanin frytin e vreshtave që do të mbillnin. (Is 65:21) Perëndia e bekoi punën e tyre, dhe ata gëzuan ditë të gjata jete.—Is 65:22, 23.
Shihni VIDEON Gjej gëzim te premtimet e Perëndisë për paqen—Fragment, dhe pastaj bëj këto pyetje:
-
Në cilat mënyra po përmbushen sot këto profeci?
-
Si do të përmbushen në një shkallë edhe më të gjerë në botën e re?
-
Cilat nga këto profeci mezi pret të realizohen?
8. Studimi i Biblës në Kongregacion
(30 min.) bt kap. 20 ¶8-12 dhe kutia në f. 161