Jobi u rezistoi mendimeve negative
Satanai përdor gënjeshtra për të shkurajuar shërbëtorët e Jehovait sot. Vini re kontrastin midis gënjeshtrave të Satanait dhe ndjenjave të vërteta të Jehovait që tregohen te libri i Jobit. Rendit vargje të tjera nga Bibla që të bindin se Jehovai interesohet për ty.
GËNJESHTRA QË THOTË SATANAI |
SI NDIHET VËRTET JEHOVAI |
---|---|
Perëndia është kaq kërkues sa çfarëdo që të bëjnë shërbëtorët e tij nuk mjafton. Asgjë e krijuar nuk e kënaq (Jb 4:18; 25:5) |
Jehovai i vlerëson përpjekjet tona të vogla (Jb 36:5) |
Njeriu nuk i hyn në punë Perëndisë (Jb 22:2) |
Jehovai e pranon dhe e bekon shërbimin tonë besnik (Jb 33:26; 36:11) |
Perëndisë s’i intereson nëse je i drejtë (Jb 22:3) |
Jehovai i ka sytë mbi të drejtët (Jb 36:7) |