Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

STËRVITU PËR SHËRBIMIN

Fushata me ftesa për kongresin

Fushata me ftesa për kongresin

Çdo vit mezi presim të shijojmë materialet në kongresin rajonal që do të na afrojnë më shumë me Jehovain. Që edhe të tjerë të shijojnë mirësinë e Jehovait, duam të ftojmë sa më shumë që të jenë me ne. (Ps 34:8) Çdo trup pleqsh do të përcaktojë cila është mënyra më e mirë për t’i përdorur ftesat.

DETAJE QË S’DUHEN HARRUAR

  • Kur është kongresi im?

  • Kur fillon fushata në kongregacionin tim?

  • Kur janë mbledhjet për shërbim?

  • Cilat janë synimet e mia në këtë fushatë?

  • Kë po mendoj të ftoj?

ÇFARË DO TË THUASH?

Pas një përshëndetjeje, mund të thuash:

«Në mbarë botën po shpërndajmë këtë ftesë për një ngjarje të rëndësishme. Në ftesë tregohet data, orari dhe adresa ku do të mbahet. Do të na bëhej qejfi të ishit me ne.»

SI TA KULTIVOSH INTERESIN?

Edhe pse duam të ftojmë sa më shumë veta në kongres, duhet të jemi syçelë të kultivojmë çdo interes që gjejmë.

Në fundjavë mund të ofrosh edhe revistat bashkë me ftesën.