Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | JOBI 33-37

Miku i vërtetë jep këshilla ndërtuese

Miku i vërtetë jep këshilla ndërtuese

Kur Elihu hyri në bisedë, këshilla e tij ishte krejt ndryshe nga ajo e Elifazit, Bildadit dhe Zofarit, si në përmbajtje, ashtu edhe në mënyrën si u soll me Jobin. Tregoi se ishte mik i vërtetë dhe këshillues i efektshëm, i denjë për t’u imituar.

CILËSITË E NJË KËSHILLUESI TË EFEKTSHËM

ELIHU LA NJË SHEMBULL TË MIRË

32:4-7, 11, 12; 33:1

 

  • I DURUESHËM

  • I VËMENDSHËM

  • PLOT RESPEKT

 
  • Para se të merrte fjalën, Elihu priti me durim që më të mëdhenjtë të mbaronin së foluri

  • Duke dëgjuar me vëmendje, e kuptoi më mirë çështjen që po diskutohej para se të jepte një këshillë

  • Iu drejtua me emër Jobit dhe i foli si mik

 

33:6, 7, 32

 

  • I PËRULUR

  • I AFRUESHËM

  • EMPATIK

 
  • Elihu ishte i përulur, i butë dhe i pranonte papërsosmëritë e tij

  • Ishte empatik ndaj vuajtjeve të Jobit

 

33:24, 25; 35:2, 5

 

  • I EKUILIBRUAR

  • I BUTË

  • KA PËRVETËSUAR MENDJEN E JEHOVAIT

 
  • Elihu me butësi i tregoi Jobit se pikëpamja e tij nuk ishte e ekuilibruar

  • Elihu e ndihmoi Jobin të kuptonte se drejtësia e tij nuk ishte gjëja më e rëndësishme

  • Këshilla e shëndoshë e Elihut e përgatiti Jobin për udhëzime të mëtejshme nga Jehovai