TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Ti mund ta inkurajosh një të krishterë joaktiv
Çdo vit, shumë të krishterë joaktivë vijnë në Përkujtim. Ata filluan të vraponin në garën e jetës, por e kanë ngadalësuar ritmin për arsye të ndryshme, disa prej të cilave trajtohen në broshurën Kthehu te Jehovai! (He 12:1) Gjithsesi, joaktivët janë akoma të çmuar për Jehovain, i cili i ka blerë me gjakun e Birit të tij. (Ve 20:28; 1Pj 1:18, 19) Si mund t’i ndihmojmë të kthehen në kongregacion?
Pleqtë e kongregacionit përpiqen t’i gjejnë dhe t’i ndihmojnë të krishterët joaktivë, ashtu si bariu kërkon me ngulm një dele që është larguar nga kopeja. (Lu 15:4-7) Kjo pasqyron kujdesin e dashur të Jehovait. (Jr 23:3, 4) Të gjithë ne, jo vetëm pleqtë, mund t’i inkurajojmë të krishterët joaktivë. Përpjekjet tona për të treguar mirëdashje dhe empati janë të pëlqyeshme për Jehovain dhe mund të jenë vërtet shpërblyese. (Pr 19:17; Ve 20:35) Prandaj, mendo se kë mund të inkurajosh e mos vono!
SHIHNI VIDEON INKURAJO JOAKTIVËT DHE MË PAS SHQYRTONI PYETJET E MËPOSHTME:
-
Çfarë iniciative mori Ebi pasi takoi një Dëshmitare që nuk e njihte?
-
Pse duhet të flasim me pleqtë nëse po mendojmë të ndihmojmë dikë që është joaktiv?
-
Si u përgatit Ebi para se të vizitonte Lorën për herë të dytë?
-
Si tregoi Ebi këmbëngulje, durim dhe dashuri kur po përpiqej të inkurajonte Lorën?
-
Çfarë mund të mësojmë nga ilustrimi i Jezuit te Luka 15:8-10?
-
Çfarë bekimesh erdhën nga përpjekjet e të gjithëve për të ndihmuar Lorën?