Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Këngët e Mbretërisë na japin guxim

Këngët e Mbretërisë na japin guxim

Pavli dhe Sila e lëvduan Perëndinë me këngë ndërsa ishin në burg. (Ve 16:25) Edhe vëllezërit këndonin këngë Mbretërie kur ishin të burgosur në kampin nazist të përqendrimit, në Zaksenhauzen, dhe të internuar në Siberi. Këta shembuj tregojnë fuqinë që kanë këngët për t’u dhënë guxim të krishterëve që hasin sprova.

Shumë gjuhë do ta kenë së shpejti librin e ri të këngëve të titulluar ‘T’i këndojmë me gëzim’ Jehovait! Kur ta marrim librin, mund të ngulitim në mendje tekstin duke i praktikuar këngët gjatë adhurimit familjar. (Ef 5:19) Dhe, kur të vijnë sprovat, fryma e shenjtë do të na ndihmojë t’i kujtojmë. Këngët e Mbretërisë na ndihmojnë të përqendrohemi te shpresa jonë. Ato na japin zemër kur përballemi me sprova. Edhe kur ndihemi mirë, fjalët përtëritëse na nxitin të këndojmë me gëzim për shkak të gjendjes së mirë të zemrës. (1Kr 15:16; Ps 33:1-3) Le të nxjerrim sa më shumë dobi nga këngët tona të Mbretërisë!

SHIHNI VIDEON NJË KËNGË QË FRYMËZONTE PUNËTORËT DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Çfarë e shtyu vëllanë Frost të kompozonte një këngë?

  • Si u dha zemër vëllezërve kënga në kampin e përqendrimit të Zaksenhauzenit?

  • Në cilat rrethana të jetës së përditshme mund të të forcojnë këngët e Mbretërisë?

  • Cilat këngë të Mbretërisë dëshiron të mësosh përmendsh?