Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | MARKU 3-4

Shërimi në sabat

Shërimi në sabat

3:1-5

Pse qëndrimi i udhëheqësve fetarë judenj e hidhëroi thellësisht Jezuin? Sepse e kishin kthyer sabatin në barrë duke shtuar kufizime të vogla të panumërta. Për shembull, ishte e ndaluar të shtypje një plesht. Shërimi ishte i ligjshëm vetëm nëse rrezikohej jeta. Kjo nënkuptonte se kockat e thyera ose ndrydhjet nuk mund të trajtoheshin në sabat. Është e qartë se udhëheqësit fetarë s’donin t’ia dinin fare për burrin me dorë të tharë.