TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Çfarë ka më shumë rëndësi për mua?
Jakobi u përlesh me një engjëll për diçka shumë të rëndësishme—bekimin e Jehovait. (Zn 32:24-31; Ho 12:3, 4) Po ne? A jemi gati të bëjmë gjithë sa kemi në dorë që t’i bindemi Jehovait dhe të marrim bekimin e tij? Për shembull, nëse do të na duhej të bënim një zgjedhje, do të zgjidhnim të shkonim në mbledhje apo të punonim disa orë jashtë orarit? Kur i japim Jehovait më të mirën e kohës, energjive dhe të të mirave materiale, ai do të derdhë ‘një bekim të tillë, sa të mos kemi më nevojë’. (Ma 3:10) Ai do të na drejtojë, do të na mbrojë dhe do të kujdeset për nevojat tona.—Mt 6:33; He 13:5.
SHIHNI DRAMATIZIMIN PËRQENDROHU TE SYNIMET TEOKRATIKE, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
-
Si u sprovua motra nga diçka që e donte shumë?
-
Kur mund të bëhet sprovë puna jonë?
-
Pse Timoteu duhej të vazhdonte të vinte synime edhe pasi u bë i krishterë i pjekur?—1Ti 4:16
-
Si tregojmë cila është puna jonë më e rëndësishme?