Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | ZANAFILLA 32-33

A po përleshesh për një bekim?

A po përleshesh për një bekim?

32:24-28

Që të marrim bekimin e Jehovait, duhet të bëjmë çmos që shërbimin ndaj tij ta mbajmë në vend të parë. (1Ko 9:26, 27) Jakobi i moshuar na tregoi se me cilin qëndrim duhet t’i përmbushim përgjegjësitë e krishtere. Tregojmë se po e kërkojmë me ngulm bekimin e Jehovait kur . . .

  • përgatitemi mirë për në mbledhje

  • dalim rregullisht në shërbim

  • bëjmë gjithë sa mundemi për të ndihmuar të tjerët në kongregacion

Pavarësisht nga rrethanat e vështira që mund të kesh, lutju pareshtur Jehovait për ndihmë dhe kërko bekimin e tij teksa bën çmos t’i shërbesh me gjithë shpirt.

PYET VETEN: «Në cilat fusha të jetës mund të përpiqem më shumë që të marr bekimin e Jehovait?»