Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

«Zhdukini perënditë e huaja»

«Zhdukini perënditë e huaja»

Jakobi e dinte se Jehovai meritonte t’i përkushtoheshe vetëm atij, ndonëse ende nuk ekzistonte një ligj kundër idhujtarisë. (Eks 20:3-5) Prandaj, pasi Jehovai i tha të kthehej në Bethel, Jakobi urdhëroi të gjithë ata që ishin me të, të zhduknin idhujt e tyre. Pastaj hoqi idhujt, përfshirë vathët që mbase i përdornin si hajmali. (Zn 35:1-4) Pa dyshim, Jehovai u kënaq me atë që bëri Jakobi.

Po ne, si mund t’i përkushtohemi vetëm Jehovait? Është e rëndësishme të rrimë larg çdo gjëje që ka të bëjë me idhujtarinë ose spiritizmin. Kjo përfshin të zhdukim çdo send që ka lidhje me okultizmin dhe të shqyrtojmë me kujdes si zbavitemi. Pyet veten: «A kam qejf librat ose filmat që janë me vampirë, zombi dhe me fuqi të mbinatyrshme? Ndonjë nga zbavitjet e mia, a i paraqet magjinë, yshtjet ose mallkimet si argëtim të padëmshëm?» Duhet të rrimë larg nga çdo gjë që Jehovai e urren.—Ps 97:10.

SHIHNI DRAMATIZIMIN «KUNDËRVIJUNI DJALLIT», DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Çfarë problemesh filloi të kishte një studente e Biblës e quajtur Paleza?

  • Pse është e mençur të kërkojmë ndihmën e pleqve në çështjet ku përfshihet spiritizmi?

  • Kundërvijuni Djallit dhe afrojuni Perëndisë.​—Jk 4:7, 8

    Cilat gjëra duhet të flakë ai që do mbrojtjen e Jehovait?

  • Ç’vendim të prerë mori Paleza?

  • Në vendin tonë, si mund t’i rrimë larg ndikimit të demonëve?