Jehovai nuk do ta përbuzë zemrën e vrarë
Psalmi 51 u shkrua nga Davidi pasi profeti Natan i vuri në dukje mëkatin e rëndë me Betshebën. Davidin e vrau ndërgjegjja dhe me përulësi u rrëfye.
Davidi kishte mëkatuar, por mund ta ndreqte marrëdhënien me Jehovain
-
Para se të pendohej dhe të rrëfehej, ai ishte i dëshpëruar për shkak të ndërgjegjes
-
Prej mosmiratimit të Perëndisë, Davidi po përjetonte një agoni të atillë, saqë ndihej si njeri me kocka të dërrmuara
-
Ai digjej nga dëshira për falje, për gëzimin që kishte pasur dikur dhe për të ndrequr marrëdhënien me Jehovain
-
Me përulësi iu përgjërua Jehovait t’i jepte një frymë të gatshme për t’iu bindur
-
Ai kishte besim se Jehovai do ta falte