TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Shmang grackat e rrjeteve sociale
PSE KA RËNDËSI: Si shumica e mjeteve, rrjetet sociale mund të jenë të dobishme ose të dëmshme. Disa të krishterë zgjedhin të mos i përdorin rrjetet sociale. Të krishterë të tjerë i shfrytëzojnë ato që të mbajnë lidhjet me familjarë e miq. Gjithsesi, Djalli dëshiron t’i përdorim rrjetet sociale në mënyrë të pamend, dhe kjo mund të na dëmtojë reputacionin e miqësinë me Jehovain. Ashtu si Jezui, edhe ne mund t’i përdorim parimet e Fjalës së Perëndisë që t’i dallojmë e t’i shmangim rreziqet.—Lu 4:4, 8, 12.
GRACKAT QË DUHEN SHMANGUR:
-
Përdorimi me tepri i medias sociale. Kur kalojmë orë të panumërta duke përdorur rrjetet ose median sociale humbasim kohën e çmuar që duam ta përdorim për Jehovain.
Parimet biblike: Ef 5:15, 16; Fi 1:10
-
Shikimi i materialeve të dyshimta. Shikimi i pamjeve provokuese mund të çojë në varësinë e pornografisë ose në imoralitet. Leximi i materialeve ose blogjeve apostate e dëmton besimin.
-
Postimi i fotografive ose i komenteve të papërshtatshme. Ngaqë zemra është e pabesë, dikush mund të priret të postojë foto ose komente të papërshtatshme në një rrjet social. Gjithsesi, kjo mund t’i dëmtojë reputacionin dikujt ose t’u dobësojë besimin të tjerëve.
SHIHNI VIDEON RRJETET SOCIALE: TREGOHU I ZGJUAR DHE SHQYRTONI SI TË SHMANGEN SITUATAT E MËPOSHTME: