TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Ndiqni me kujdes gjurmët e Krishtit
Jezui na la një shembull për t’u imituar, veçanërisht kur përballemi me sprova dhe përndjekje. (1Pj 2:21-23) Ndonëse e fyenin, Jezui nuk ua kthente asnjëherë, madje edhe nën vuajtje. (Mr 15:29-32) Çfarë e ndihmoi të tregonte qëndrueshmëri? Ishte i vendosur të bënte vullnetin e Jehovait. (Gjo 6:38) Gjithashtu u përqendrua te ‘gëzimi që iu vu përpara’.—He 12:2.
Si reagojmë kur na keqtrajtojnë për shkak të besimit? Të krishterët e vërtetë nuk e kthejnë «të keqen me të keqe». (Ro 12:14, 17) Kur imitojmë mënyrën si i përballoi Krishti vuajtjet, mund të gëzojmë ngaqë kemi miratimin e Perëndisë.—Mt 5:10-12; 1Pj 4:12-14.
SHIHNI VIDEON EMRI I JEHOVAIT ËSHTË MË I RËNDËSISHMI DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PETJEVE TË MËPOSHTME:
-
Si e përdori me mençuri kohën në izolim motra Pucinger *?
-
Çfarë vuajtjesh përballuan vëllai dhe motra Pucinger kur ishin në kampe përqendrimi të ndryshme?
-
Çfarë i ndihmoi të tregonin qëndrueshmëri?
^ par. 6 Ndryshe mund të shqiptohet Poetzinger.