Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Zgjidhe me mençuri zbavitjen

Zgjidhe me mençuri zbavitjen

Pse duhet ta zgjedhim me mençuri zbavitjen? Sepse kur zgjedhim një film, një këngë, një sit Interneti, një libër ose një videolojë, në të vërtetë po zgjedhim se me çfarë duam ta mbushim mendjen. Zgjedhjet tona ndikojnë te mënyra si sillemi. Mjerisht, shumica e zbavitjeve sot përfshijnë gjëra që Jehovai i dënon. (Ps 11:5; Ga 5:19-21) Ja pse Bibla na nxit të mendojmë vazhdimisht për gjëra që nderojnë Jehovain.​—Fi 4:8.

SHIHNI VIDEON Ç’ZBAVITJE DUHET TË ZGJEDH?, PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Çfarë ngjashmërie ka mes ndeshjeve të gladiatorëve të Romës së lashtë dhe disa prej zbavitjeve të sotme?

  • Ç’mund të bëjnë pjesëtarët e kongregacionit që t’i ndihmojnë të rinjtë ta zgjedhin me mençuri zbavitjen?

  • Si duhet të ndikojë Romakëve 12:9 te zbavitja që zgjedhim?

  • Cilat janë disa zbavitje të shëndetshme në zonën tënde?