Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | GALATASVE 4-6

«Një dramë simbolike» me vlerë për ne

«Një dramë simbolike» me vlerë për ne

4:24-31

Apostulli Pavël e përdori këtë «dramë simbolike» për të treguar se besëlidhja e re qëndronte më lart se besëlidhja e Ligjit. Nën mbikëqyrjen e dashur të Krishtit dhe të bashkëtrashëgimtarëve të tij, i gjithë njerëzimi ka perspektivën për t’u çliruar nga mëkati, papërsosmëria, brengat dhe vdekja.​—Is 25:8, 9.

 

AGARA​—VAJZA SKLLAVE

Kombi i Izraelit nën besëlidhjen e Ligjit, me kryeqytet Jerusalemin

SARA​—GRUAJA E LIRË

Jerusalemi lart, pjesa qiellore e organizatës së Perëndisë

«FËMIJËT» E AGARËS

Populli jude (i cili premtoi se do t’i bindej Ligjit të Moisiut) që përndoqi dhe hodhi poshtë Jezuin

«FËMIJËT» E SARËS

Krishti dhe 144.000 të krishterët e mirosur nga fryma

SKLLAVËRIA NËN BESËLIDHJEN E LIGJIT

Ligji u kujtonte izraelitëve se ishin skllevër të mëkatit

BESËLIDHJA E RE SJELL LIRI

Besimi në vlerën e flijimit të Krishtit bëri të mundur çlirimin nga dënimi i Ligjit