Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Ç’mund të mësojmë nga të krishterët me përvojë?

Ç’mund të mësojmë nga të krishterët me përvojë?

Nëpër kongregacione kemi motra e vëllezër që i kanë shërbyer Jehovait për dekada. Ç’mund të mësojmë nga mënyra si janë mbështetur pareshtur te Jehovai? Mund t’i pyesim për historikun e organizatës së Jehovait dhe për vështirësitë që kanë hasur e kanë kapërcyer me ndihmën e tij. Madje ndonjërin prej tyre mund ta ftojmë në mbrëmjen e Adhurimit Familjar që ta pyesim për përvojën e tij në shërbim të Jehovait.

Nëse i ke shërbyer Jehovait për shumë vjet, fol pa ngurruar me të rinjtë e kongregacionit. Jakobi dhe Jozefi ndanin me brezat e ardhshëm gjërat që Jehovai kishte bërë për ta personalisht. (Zn 48:21, 22; 50:24, 25) Më vonë Jehovai i udhëzoi kryefamiljarët t’i mësonin fëmijët për veprat e Tij të lavdishme. (Lp 4:9, 10; Ps 78:4-7) Sot, prindërit dhe të tjerë në kongregacion mund t’i flasin brezit tjetër për gjërat e mrekullueshme që kanë parë të bëjë Jehovai nëpërmjet organizatës së tij.

SHIHNI VIDEON RUAJNË UNITETIN NËN NDALIM, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Si i ndihmoi dega e Austrisë vëllezërit tanë në disa vende ku vepra ishte e ndaluar?

  • Si e mbajtën të fortë besimin vëllezërit në këto vende?

  • Pse shumë lajmëtarë në Rumani u ndanë nga organizata e Jehovait dhe si u rikthyen?

  • Si ta forcojnë besimin këto përvoja?

Zbulo xhevahire që do të të forcojnë besimin te Jehovai nga vëllezër e motra të moshuar!