Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | MATEU 14-15

Ushqehet një shumicë nga duart e pakicës

Ushqehet një shumicë nga duart e pakicës

Pak para Pashkës së vitit 32 të e.s. Jezui kreu një mrekulli, e vetmja e regjistruar nga të katër shkrimtarët e ungjijve.

Nëpërmjet kësaj mrekullie, Jezui vendosi një model që e ndjek edhe sot e kësaj dite.

14:16-21

  • Jezui i udhëzoi dishepujt e tij që të ushqenin një turmë të madhe, ndonëse kishin vetëm pesë bukë e dy peshq

  • Jezui mori bukët e peshqit dhe, pasi u lut, ua shpërndau dishepujve e pastaj ata ia shpërndanë turmës

  • Në mënyrë të mrekullueshme pati ushqim me bollëk për të gjithë. Jezui ushqeu mijëra nga duart e një pakice​—dishepujve të tij

  • Jezui paratha se, gjatë ditëve të fundit, do të emëronte një kanal që do të siguronte «ushqim [besimforcues] në kohën e duhur».​—Mt 24:45

  • Më 1919, Jezui emëroi ‘skllavin e besueshëm e të matur’, një grup të vogël vëllezërish të mirosur, mbi «shërbëtorët e shtëpisë së vet», ata që ushqehen

  • Nëpërmjet këtij grupi të vogël vëllezërish të mirosur, Jezui po ndjek modelin që vendosi në shekullin e parë

Si mund të tregoj se e pranoj dhe e respektoj kanalin që Jezui po përdor për t’u dhënë ushqim besimforcues njerëzve?