Bëni kujdes të mos pengoni veten dhe të tjerët
Me anë të ilustrimeve, Jezui mësoi sa serioze është të pengosh veten ose të tjerët
-
Një «gur pengese» i referohet një veprimi ose rrethane që e bën dikë të ndjekë një udhë të gabuar, të pengohet ose të bjerë moralisht, e madje të bjerë në mëkat
-
Kush pengon një tjetër, do të ishte më mirë të varte rreth qafës një gur mulliri e të hidhej në det
-
Jezui i udhëzoi dishepujt të hidhnin tej edhe diçka aq të çmuar sa dora ose syri, nëse u bëhej pengesë
-
Është më mirë të heqësh dorë nga një gjë kaq e shtrenjtë dhe të hysh në Mbretërinë e Perëndisë, sesa ta mbash dhe të përfundosh në Gehenë, simbol i shkatërrimit të përhershëm
Çfarë mund të bëhet gur pengese në jetën time dhe si të mos e lejoj që të pengoj veten dhe të tjerët?