«Perëndia na e shfaq dashurinë e vet»
Shpërblesa, dhurata që na ka bërë Jehovai, ndihmon të zgjidhen çështje me rëndësi universale, si shfajësimi i emrit dhe i sovranitetit të Tij. Gjithashtu na jep mundësi të jemi të drejtë në sytë e Jehovait tani dhe hap rrugën për një të ardhme të lumtur për të gjithë njerëzit e bindur.
Si mund të tregojmë mirënjohje për dhuratën e shpërblesës?
-
Kushtimi dhe pagëzimi tregojnë se kemi besim te shpërblesa dhe se duam t’i përkasim Jehovait
-
Predikimi i lajmit të mirë për Mbretërinë e Perëndisë tregon se dëshirojmë të imitojmë Jehovain, i cili do çdo lloj njeriu.—Mt 22:39; Gjo 3:16
Në ç’mënyra të tjera mund t’i tregoj Jehovait se jam mirënjohës për dhuratën e shpërblesës?