Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Vazhdo të presësh me qëndrueshmëri

Vazhdo të presësh me qëndrueshmëri

Prej sa kohësh po pret të vijë Mbretëria e Perëndisë? A ke qëndruar me durim, pavarësisht nga vështirësitë? (Ro 8:25) Disa të krishterë i urrejnë, i keqtrajtojnë, i burgosin e madje i kërcënojnë me vdekje. Shumë veta përballojnë vështirësi të tjera, si sëmundjet kronike ose moshën e shkuar.

Çfarë do të na ndihmojë të presim me zjarr, pavarësisht nga çdo lloj sprove? Çdo ditë duhet të ushqejmë besimin, duke lexuar Biblën e duke menduar thellë për të. Duhet t’i mbajmë sytë te shpresa që kemi. (2Ko 4:16-18; He 12:2) Duhet t’i përgjërohemi Jehovait dhe t’i lutemi me zjarr që të na japë fuqi me anë të frymës së tij të shenjtë. (Lu 11:10, 13; He 5:7) Ati ynë i dashur mund të na ndihmojë ‘të qëndrojmë plotësisht’ me durim e gëzim.​—Kl 1:11.

SHIHNI VIDEON DUHET «TË VRAPOJMË ME QËNDRUESHMËRI»​—TË JEMI TË SIGURT SE DO TA MARRIM ÇMIMIN, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Cilat «ngjarje të paparashikuara» mund të hasim? (Ek 9:11)

  • Si na ndihmon lutja kur kalojmë sprova?

  • Nëse nuk i shërbejmë dot Jehovait sa dikur, pse duhet të përqendrohemi tek ajo që mund të bëjmë akoma?

  • Mbaji sytë te çmimi

    Çfarë të ndihmon të jesh i sigurt se do ta marrësh çmimin?