Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Të mprehim aftësitë në shërbim—T’i ndërpresim studimet biblike që nuk përparojnë

Të mprehim aftësitë në shërbim—T’i ndërpresim studimet biblike që nuk përparojnë

PSE KA RËNDËSI: Njerëzit duhet të thërrasin emrin e Jehovait që të shpëtojnë. (Ro 10:13, 14) Gjithsesi, jo çdokush që fillon të studiojë Biblën, dëshiron të jetojë sipas normave të Tij. Ndaj e përdorim mirë kohën e çmuar në shërbim, duke ndihmuar ata që duan me gjithë zemër të ndryshojnë, për t’i pëlqyer Jehovait. Në rast se një student i Biblës s’bën progres domethënës pas një kohe të arsyeshme, me mençuri e ndërpresim studimin dhe e përdorim kohën për të ndihmuar ata që Jehovai po tërheq drejt vetes dhe organizatës së tij. (Gjo 6:44) Sigurisht, nëse në të ardhmen personi jep prova se ‘është i prirur për jetën e përhershme’, e rifillojmë me kënaqësi studimin e Biblës.​—Ve 13:48.

SI TA ARRISH:

  • Lavdëroje studentin që ka dëshirë të marrë njohuri të saktë.​—1Ti 2:4

  • Thekso sa rëndësi ka të zbatojë atë që ka mësuar.​—Lu 6:46-49

  • Me ngrohtësi, shqyrtoni ilustrimin e Jezuit për mbjellësin. Pastaj pyete çfarë e pengon të bëjë përparim.​—Mt 13:18-23

  • Me takt, shpjegoji pse po e ndërpret studimin

  • Thuaji se do ta takosh herë pas here që ta inkurajosh dhe se mund të studiojë sërish nëse më vonë do të bëjë përparim

SHIHNI VIDEON DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Si dallohet nga biseda se studenti nuk po bënte përparim?

  • Si e ndihmoi lajmëtari studentin të kuptonte se duhej të bënte ndryshime?

  • Si e la lajmëtari derën të hapur për ta rifilluar studimin?