Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

A i dallon cilësitë e padukshme të Perëndisë?

A i dallon cilësitë e padukshme të Perëndisë?

Kur sheh një lule shumëngjyrëshe, qiellin plot yje ose një ujëvarë që gjëmon, a e vëren dorën e Krijuesit? Krijimi rreth nesh pasqyron qartë cilësitë e padukshme të Jehovait. (Ro 1:20) Teksa ndalemi e mendojmë për gjërat që shohim, mund të dallojmë fuqinë, dashurinë, mençurinë, drejtësinë dhe bujarinë e Perëndisë.​—Ps 104:24.

Çfarë sheh çdo ditë nga krijimi i Jehovait? Edhe nëse jeton në qytet, mund të shohësh zogj ose pemë. Po të vëzhgojmë me vëmendje krijimin e Jehovait, mund të na pakësohet ankthi, i shohim me sy tjetër problemet dhe forcojmë besimin se Jehovai është i aftë të kujdeset për ne për gjithë përjetësinë. (Mt 6:25-32) Nëse ke fëmijë, ndihmoji të dallojnë cilësitë unike të Jehovait. Teksa na thellohet çmueshmëria për krijimin rreth nesh, do të forcojmë miqësinë me Krijuesin.​—Ps 8:3, 4.

SHIHNI VIDEON MREKULLITË E KRIJIMIT ZBULOJNË LAVDINË E PERËNDISË​—DRITA DHE NGJYRAT, PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Si na ndihmojnë pigmentet të shohim ngjyrat?

  • Si krijohen ngjyrat me vezullim të ylbertë?

  • Pse qielli merr ngjyra të ndryshme?

  • Çfarë ngjyrash mbresëlënëse të krijimit ke vënë re pranë shtëpisë sate?

  • Pse duhet të lëmë kohë që të vëzhgojmë me vëmendje natyrën?

Çfarë zbulojnë drita dhe ngjyrat për cilësitë e Jehovait?