Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Shmang këto gracka kur drejton një studim biblik

Shmang këto gracka kur drejton një studim biblik

Të flasësh tepër: Mos mendo sikur ti duhet të shpjegosh gjithçka. Jezui bënte pyetje për t’i ndihmuar njerëzit që të arsyetonin dhe të arrinin në përfundimin e duhur. (Mt 17:24-27) Pyetjet e bëjnë të gjallë studimin e të ndihmojnë të përcaktosh çfarë kupton dhe beson studenti yt. (be 253 ¶3-4) Kur bën një pyetje, ji i duruar dhe prit përgjigjen. Nëse studenti përgjigjet gabim, në vend që t’i thuash përgjigjen e duhur, ndihmoje të arrijë në përfundimin e saktë duke bërë pyetje shtesë. (be 238 ¶1-2) Fol me një ritëm që e lejon studentin të kapë idetë e reja.be 230 ¶4.

Ta ndërlikosh: Shmang grackën që të thuash gjithçka që di për atë temë. (Gjo 16:12) Përqendrohu te pika kryesore e paragrafit. (be 226 ¶4-5) Detajet, edhe ato interesante, mund të mjegullojnë pikat kryesore. (be 235 ¶3) Me ta kuptuar studenti pikën kryesore, kalo te paragrafi tjetër.

Të trajtosh vetëm materialin: Synimi ynë është të prekim zemrën, jo vetëm të trajtojmë materialin. (Lu 24:32) Përdore fuqinë e Fjalës së Perëndisë duke u përqendruar te shkrimet kyçe të mësimit. (2Ko 10:4; He 4:12; be 144 ¶1-3) Përdor ilustrime të thjeshta. (be 245 ¶2-4) Mendo për sfidat dhe bindjet e studentit dhe përshtatja mësimin. Bëj pyetje të tilla si: «Si ndihesh për atë që po mëson këtu?» «Çfarë të mëson kjo për Jehovain?» «Çfarë dobish mund të nxjerrësh po ta zbatosh këtë këshillë?»be 238 ¶3-5; 259 ¶2.