Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Të mprehim aftësitë në shërbim—Të inkurajojmë të interesuarit të ndjekin mbledhjet

Të mprehim aftësitë në shërbim—Të inkurajojmë të interesuarit të ndjekin mbledhjet

PSE KA RËNDËSI? Mbledhjet sigurojnë rregullisht raste ‘për t’i kënduar Jehovait’ dhe ‘për ta lëvduar’. (Ps 149:1) Në mbledhje mësohemi si të bëjmë vullnetin e Perëndisë. (Ps 143:10) Të interesuarit dhe studentët e Biblës zakonisht bëjnë përparim më të madh kur fillojnë të ndjekin mbledhjet.

SI TA ZBATOSH?

  • Ftoje sa më shpejt të jetë e mundur. S’është nevoja të presësh derisa të bëhet një studim i rregullt biblik.Zb 22:17

  • Shpjegoji të interesuarit çfarë mund të gjejë dhe çfarë do të trajtohet në mbledhjen e radhës. Këto gjëra mund të ndihmojnë: ftesa për mbledhjet e kongregacionit, video Çfarë ndodh në një Sallë Mbretërie? dhe mësimet 5 e 7 të broshurës Cilët po bëjnë vullnetin e Jehovait sot?

  • Ndihmoji. A ka nevojë i interesuari ta shoqërosh për në sallë ose ta ndihmosh të zgjedhë veshjen e përshtatshme? Ulu me të në mbledhje dhe shikoni së bashku te botimet e tua. Prezantojua të tjerëve