Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Vazhdo të stërvitësh aftësinë dalluese

Vazhdo të stërvitësh aftësinë dalluese

Një atlet duhet të stërvitet vazhdimisht që të jetë në formë të mirë fizike. Edhe ne duhet të përpiqemi vazhdimisht të stërvitim dhe të mirëmbajmë aftësinë tonë dalluese. (He 5:14) Ndonëse mund të priremi të kopjojmë vendimet e të tjerëve, duhet të mësojmë si të mendojmë thellë dhe t’i marrim vetë vendimet. Pse? Sepse secili nga ne do të japë llogari për vendimet e veta.—Ro 14:12.

Ndonëse mund të kemi shumë vite të pagëzuar, nuk do të marrim medoemos vendime të mira. Duhet të mbështetemi plotësisht te Jehovai, te Fjala dhe tek organizata e tij për vendime të mençura.—Js 1:7, 8; Pr 3:5, 6; Mt 24:45.

SHIHNI VIDEODRAMATIZIMIN «MBANI NJË NDËRGJEGJE TË MIRË», DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Me çfarë vendimi u përball Ema?

  • Pse nuk duhet të japim opinione personale për çështje që kanë të bëjnë me ndërgjegjen?

  • Ç’këshillë të mençur i dha një çift Emës?

  • Ku gjeti informacione të dobishme për situatën e saj Ema?