Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Përdor Gëzoje jetën përgjithmonë në shërbim

Përdor Gëzoje jetën përgjithmonë në shërbim

Sa të emocionuar jemi që do të përdorim broshurën dhe librin e ri për të drejtuar studime! Lutemi që Jehovai t’i bekojë përpjekjet tona për të bërë më shumë dishepuj. (Mt 28:18-20; 1Ko 3:6-9) Si do t’i përdorim?

Kursi interaktiv i Biblës, Gëzoje jetën përgjithmonë, ka një metodë të re mësimdhënieje, prandaj ndiqni këto udhëzime të përgjithshme gjatë përgatitjes dhe gjatë studimit. *

  • Lexoni materialin dhe diskutoni pyetjet

  • Lexoni shkrimet që thonë «lexoni» dhe ndihmojini studentët të kuptojnë si aplikohen

  • Shihni dhe diskutoni videot me anë të pyetjeve përkatëse

  • Përpiquni ta përfundoni secilin mësim brenda një seance

Në shërbim, ofroni fillimisht broshurën, që të përcaktoni sa interes ka personi. (Shih kutinë « Si ta ofrojmë broshurën Gëzoje jetën përgjithmonë në bisedën e parë».) Nëse mbaroni broshurën së bashku dhe studenti dëshiron të vazhdojë, ofrojini librin dhe fillojeni studimin në mësimin 04. Nëse po studioni me dikë librin Çfarë na mëson Bibla? ose ‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’, kaloni te libri Gëzoje jetën përgjithmonë dhe vendosni nga cili kapitull ta vazhdoni studimin.

SHIHNI VIDEON LE TË NISË KURSI YT PËR STUDIMIN E BIBLËS! DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Çfarë do të mësojnë studentët nga libri i ri?

  • Pse duhet t’ua tregoni këtë video atyre që sapo fillojnë të studiojnë?

  • Pak e nga pak, cilat synime duhet ta inkurajoni studentin të vërë dhe të arrijë?—Shih tabelën « Çfarë mund të arrihet në secilën pjesë».

^ par. 4 SHËNIM: Ndonëse pjesa «Eksploro» nuk është e detyrueshme të trajtohet gjatë studimit, merrni kohë të lexoni dhe të shihni çdo material në përgatitje. Kështu do të dini çfarë mund ta tërheqë veçanërisht studentin dhe çfarë mund ta ndihmojë. Versioni elektronik ka linqe për videot dhe materialet shtesë.

 ÇFARË MUND TË ARRIHET NË SECILËN PJESË

 

MËSIMET

NË KËTË PJESË

SYNIME PËR STUDENTIN

1

01-12

Shqyrto si mund të të ndihmojë Bibla dhe si mund ta njohësh Autorin e saj

Inkurajoje studentin të lexojë Biblën, të përgatitet për studimin dhe të fillojë të ndjekë mbledhjet

2

13-33

Çfarë ka bërë Perëndia për ne dhe ç’lloj adhurimi i pëlqen

Motivoje studentin të flasë me të tjerët për të vërtetën dhe të bëhet lajmëtar

3

34-47

Çfarë do Perëndia nga adhuruesit e tij

Motivoje studentin t’ia kushtojë jetën Jehovait dhe të pagëzohet

4

48-60

Si të qëndrojmë në dashurinë e Perëndisë

Mësoje studentin si të dallojë të drejtën nga e gabuara dhe të afrohet më shumë me Perëndinë