TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Martesa—Një lidhje për gjithë jetën
Një martesë e krishterë e suksesshme e nderon Jehovain dhe i sjell gëzim çiftit. (Mr 10:9) Për të pasur një martesë të lumtur e jetëgjatë, të krishterët duhet t’u përmbahen ngushtësisht parimeve të Biblës kur zgjedhin shokun e jetës.
Njihu me dikë vetëm pasi ‘të kesh kaluar lulen e rinisë’, kohë kur impulset e forta seksuale mund të ta shtrembërojnë gjykimin. (1Ko 7:36) Përdori me mençuri vitet e beqarisë për të forcuar miqësinë me Perëndinë dhe për të zhvilluar cilësi të krishtere. Kështu do të arrish t’i kontribuosh suksesit në martesë.
Para se të vendosësh të martohesh me dikë, merr aq kohë sa të nevojitet për të njohur «njeriun e fshehtë të zemrës». (1Pj 3:4) Nëse të lindin dyshime serioze, diskutoji me bashkëshortin e mundshëm. Ashtu si në marrëdhëniet e tjera njerëzore, edhe në martesë duhet të mendosh më shumë çfarë të japësh, sesa të marrësh. (Fi 2:3, 4) Po t’i zbatosh parimet e Biblës para martesës, do të hedhësh një themel të shkëlqyer për një jetë të lumtur martesore.
SHIHNI VIDEON TË PËRGATITEMI PËR MARTESËN—PJESA 3: «LLOGARIT SHPENZIMET», DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
-
Si po shkonte lidhja e motrës me Tonin?
-
Çfarë vuri re kur e njohu më mirë?
-
Si e ndihmuan prindërit dhe cilin vendim të mençur mori?