THESARE NGA FJALA E PERËNDISË
Zgjidhe me mençuri shokun e jetës
Solomoni nuk u tregua i mençur kur u martua me gra që adhuronin perëndi të rreme (1Mb 11:1, 2; w18.07 18 ¶7)
Pak nga pak gratë ia kthyen zemrën dhe e larguan nga Jehovai (1Mb 11:3-6; w19.01 15 ¶6)
Jehovait iu ndez zemërimi kundër Solomonit (1Mb 11:9, 10; w18.07 19 ¶9)
Fjala e Perëndisë i këshillon të krishterët beqarë të martohen «vetëm në Zotërinë». (1Ko 7:39) Megjithatë, thjesht fakti që dikush është i pagëzuar, nuk do të thotë se është personi i duhur. A do të të ndihmojë që t’i shërbesh Jehovait me gjithë zemër? A ka njëfarë kohe që po tregon dashuri të thellë për Jehovain? Para se të ndash mendjen për t’u martuar, lër kohë ta njohësh mirë bashkëshortin e mundshëm.