TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Veçori praktike të librit Gëzoje jetën përgjithmonë
A të pëlqejnë videot dhe pyetjet që e nxitin studentin të shprehet, te libri Gëzoje jetën përgjithmonë? Po veçoritë «Disa thonë», «Provo këtë» dhe «Eksploro»? Cilat veçori të tjera të librit të janë dukur praktike në veprën e bërjes së dishepujve?—Mt 28:19, 20.
Materiale: Nëse preferon ta drejtosh studimin e Biblës me kopjen e shtypur, si t’i gjesh kollaj e në një vend të gjitha videot dhe materialet e tjera? Në formatin dixhital, zgjidh një nga katër pjesët kryesore. Në fund të listës me titujt e mësimeve, mund të zgjedhësh materialet për atë pjesë. (Shih figurën 1.)
«Versioni i shtypur» në aplikacion: Nëse po përdor një pajisje elektronike për të studiuar me dikë, mund të jetë praktike që herë pas here gjatë studimit, të përdorësh opsionin «Versioni i shtypur». Kur je te mësimi, shtyp tri pikat te shiriti në krye të faqes dhe zgjidh «Versioni i shtypur». Pamja që të ofron ky version, mund të të ndihmojë të mbash parasysh lidhjen e materialit që po shqyrton, me temën e përgjithshme të mësimit. Për t’u kthyer te versioni dixhital, shtyp sërish tri pikat dhe zgjidh «Versioni dixhital».
«A jam gati?»: Këto kuti që ndodhen nga fundi i librit, tregojnë kualifikimet e nevojshme për të predikuar me kongregacionin dhe për t’u pagëzuar. (Shih figurën 2.)
Shtojca: Shtojca ka materiale shpjeguese për disa tema të rëndësishme. Versioni dixhital i librit ka një link në fund të secilës pikë të shtojcës që të kthen sërish te mësimi. (Shih figurën 2.)
Nëse studenti vazhdon të përparojë, çoje deri në fund studimin e librit, edhe në rast se pagëzohet para se ta përfundojë. Mund të vazhdosh të shënosh kohën, rivizitat, dhe studimin edhe pas pagëzimit të studentit. Nëse të shoqëron një lajmëtar dhe merr pjesë në studim, edhe ai mund ta shënojë kohën