Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Jehovai i shpëton ata që e kanë shpirtin të dërrmuar

Jehovai i shpëton ata që e kanë shpirtin të dërrmuar

Të gjithë trishtohemi ndonjëherë. Një ndjenjë e tillë, nuk tregon se s’kemi besim te Jehovai. Tekefundit, edhe Jehovai na ka zbuluar se me raste ka përjetuar trishtim të thellë. (Zn 6:5, 6, shën.) Po nëse trishtimi na mbyt shpesh ose gjatë gjithë kohës?

Lutju Jehovait për ndihmë. Jehovai e ka merak shëndetin tonë mendor dhe emocional. Ai e di kur jemi të lumtur dhe kur jemi të trishtuar. E kupton arsyen e mendimeve dhe të ndjenjave tona. (Ps 7:9b) Mbi të gjitha, Jehovai merakoset për ne dhe mund të na ndihmojë t’i bëjmë ballë trishtimit, e madje depresionit.—Ps 34:18.

Kujdesu për shëndetin mendor. Emocionet negative mund të ndikojnë te lumturia jonë, madje edhe tek adhurimi që i bëjmë Jehovait. Për këtë arsye është mirë ta mbrojmë zemrën—personin që jemi nga brenda.—Pr 4:23.

SHIHNI VIDEON ÇFARË PO I NDIHMON VËLLEZËRIT TË GËZOJNË PAQE PAVARËSISHT NGA DEPRESIONI, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Cilët hapa praktikë e ndihmuan Nikin t’i bënte ballë depresionit?

  • Pse mendonte se kishte nevojë për ndihmë mjekësore?—Mt 9:12

  • Në cilat mënyra Niki u mbështet te Jehovai për ndihmë?