Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Prindër—Ndihmojini fëmijët të fitojnë mençurinë e Perëndisë

Prindër—Ndihmojini fëmijët të fitojnë mençurinë e Perëndisë

Ndër mënyrat më të mira si prindërit mund të ngulitin te fëmijët mençurinë e Perëndisë, është duke i ndihmuar të përfitojnë nga mbledhjet e krishtere. Ato që fëmijët shohin, dëgjojnë ose shprehin me komentet e tyre në mbledhje, mund t’i ndihmojnë të mësojnë për Jehovain dhe të bëhen miq të ngushtë me të. (Lp 31:12, 13) Nëse je prind, si mund ta ndihmosh fëmijën që të nxjerrë sa më shumë dobi nga mbledhjet?

  • Bëj çmos që t’i ndjekësh mbledhjet në Sallën e Mbretërisë.—Ps 22:22

  • Kalo kohë me motrat dhe vëllezërit në sallë, para dhe pas mbledhjes.—He 10:25

  • Sigurohu që çdo pjesëtar i familjes të ketë një kopje fizike ose dixhitale të botimeve që studiohen në mbledhje

  • Ndihmoje fëmijën të përgatitë një koment me fjalët e veta.—Mt 21:15, 16

  • Fol mirë për mbledhjet dhe udhëzimet që merren atje

  • Ndihmoje fëmijën të përfshihet në pastrimin e Sallës së Mbretërisë dhe në biseda me vëllezër e motra të rritur

Të ndihmosh fëmijën tënd t’i afrohet Jehovait, kërkon shumë punë dhe ndonjëherë mund të duket sfilitëse. Megjithatë mund të jesh i sigurt se Jehovai do të të ndihmojë.—Is 40:29.

SHIHNI VIDEON PRINDËR, MBËSHTETUNI TE JEHOVAI DHE TE FORCA E TIJ, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Si ndikoi lodhja te Zaku dhe Lea?

  • Pse prindërit duhet t’i drejtohen Jehovait për forcë?

  • Në ç’mënyra Zaku dhe Lea u mbështetën te Jehovai për t’ia dalë mbanë?