7-13 tetor
PSALMET 92-95
Kënga 84 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)
1. S’ka jetë më të mirë se t’i shërbesh Jehovait!
(10 min.)
Jehovai e meriton adhurimin tonë (Ps 92:1, 4; w18.04 26 ¶5)
Ai e ndihmon popullin e tij të marrë vendime të mençura dhe të jetë i lumtur (Ps 92:5; w18.11 20 ¶8)
I çmon të gjithë ata që i shërbejnë, madje edhe kur janë të moshuar (Ps 92:12-15; w20.01 19 ¶18)
PYET VETEN: «Çfarë më pengon t’i kushtohem Jehovait dhe të pagëzohem?»
2. Xhevahire nga Bibla
(10 min.)
-
Ps 92:5—Pse këto fjalë e përshkruajnë më së miri mençurinë e Jehovait? (cl 176 ¶18)
-
Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?
3. Leximi i Biblës
(4 min.) Ps 94:1-23 (th mësimi 5)
4. Nis një bisedë
(4 min.) DËSHMI JOFORMALE. Krijo një mundësi që t’i tregosh personit diçka nga aktiviteti yt si mësues i Biblës. (lmd mësimi 5, pika 3)
5. Ushqe interesin
(3 min.) DËSHMI JOFORMALE. Ofroji studim një të interesuari që nuk ka pranuar të studiojë në të shkuarën. (lmd mësimi 8, pika 4)
6. Bëj dishepuj
(5 min.) Bisedë me një student të Biblës që nuk po përparon. (lmd mësimi 12, pika 5)
Kënga 5
7. Kur të rinjtë ndihen të mbytur nga ankthi
(15 min.) Diskutim.
Ata që i shërbejnë Jehovait, nuk janë të imunizuar ndaj ankthit. Për shembull, Davidi përjetoi ankth në momente të ndryshme të jetës së tij, e kjo u ndodh edhe shumë vëllezërve sot. (Ps 13:2; 139:23, shën.) Mjerisht, ankthi prek edhe të rinjtë. Ndonjëherë, nga ankthi, edhe aktivitetet e përditshme, si vajtja në shkollë ose ndjekja e mbledhjeve, mund t’u duken mbytëse. Madje, për shkak të tij, mund të kenë kriza paniku ose mendime vetëvrasëse.
Të rinj, nëse ndiheni të mbytur nga ankthi, flisni me prindërit ose me një të krishterë të pjekur. Mos harroni edhe t’i kërkoni ndihmë Jehovait në lutje. (Fi 4:6) Ai do t’ju ndihmojë. (Ps 94:17-19; Is 41:10) Shqyrtoni shembullin e Stingut.
Shihni VIDEON Jehovai është interesuar për mua, dhe pastaj bëj këto pyetje:
• Cili varg nga Bibla e ndihmoi Stingun dhe pse?
• Si u kujdes Jehovai për të?
Prindër, mund t’i ndihmoni fëmijët tuaj t’i bëjnë ballë ankthit, duke i dëgjuar me durim, duke ua shprehur dashurinë dhe duke i ndihmuar të forcojnë bindjen se Jehovai i do. (Tit 2:4; Jk 1:19) Mbështetuni te Jehovai për të pasur ngushëllimin dhe forcën e nevojshme për të ndihmuar fëmijët.
Mbase nuk e dimë nëse dikush në kongregacion vuan nga ndonjë formë e rëndë ankthi a mbase nuk arrijmë ta kuptojmë si ndihet. Megjithatë mund të bëjmë çmos, që të gjithë në kongregacion ta ndiejnë se i pranojmë dhe i duam.—Pr 12:25; He 10:24.
8. Studimi i Biblës në Kongregacion
(30 min.) bt kap. 16 ¶6-9 dhe kutia në f. 132