Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Fushatë speciale në nëntor për të bërë të njohur Mbretërinë e Perëndisë

Fushatë speciale në nëntor për të bërë të njohur Mbretërinë e Perëndisë

Jezui shpalli «lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë». (Lu 4:43) Gjithashtu i mësoi njerëzit që të luteshin për këtë Mbretëri. (Mt 6:9, 10) Gjatë nëntorit, do të përpiqemi në mënyrë të veçantë të bëjmë të njohur Mbretërinë e Perëndisë. (Mt 24:14) Organizohu që të marrësh pjesë plotësisht në këtë fushatë. Këtë muaj, të gjithë pionierët ndihmës mund të zgjedhin të bëjnë 30 ose 50 orë.

Trego një shkrim për Mbretërinë e Perëndisë me sa më shumë njerëz të mundesh në territor. Kur të zgjedhësh shkrimin, mbaj parasysh prejardhjen fetare të dëgjuesve. Nëse ndonjëri shfaq interes gjatë bisedës së parë, jepi një kopje të botimit për publikun, Kulla e Rojës nr. 2 2020. Pastaj përpiqu ta kontaktosh sa më shpejt të jetë e mundur dhe provo të studiosh Biblën me një nga botimet e Çantës së mjeteve mësimore. Edhe pak dhe Mbretëria e Perëndisë do të thërrmojë të gjitha qeveritë që i kundërvihen. (Dn 2:44; 1Ko 15:24, 25) Prandaj, bëfshim më të mirën gjatë kësaj fushate speciale për të treguar se e përkrahim Jehovain dhe Mbretërinë e tij!

Mbretëria e Perëndisë do ta bëjë tokën Parajsë!