TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Dashuria identifikon të krishterët e vërtetë—Mbroni unitetin e çmuar
PSE KA RËNDËSI? Natën para se të vdiste, Jezui u lut që dishepujt e tij ‘të ishin të përsosur në një’ ose në unitet të plotë. (Gjo 17:23) Që të ruajmë unitetin duhet të shfaqim dashuri, e cila «nuk e mban llogari të keqen».—1Ko 13:5.
SI TA ARRISH?
-
Imito Jehovain duke kërkuar të mirën te të tjerët
-
Fal bujarisht
-
Pasi e ke zgjidhur një çështje, mos iu kthe më.—Pr 17:9
SHIHNI VIDEON ‘KINI DASHURI PËR NJËRI-TJETRIN’—MOS E MBANI LLOGARI TË KEQEN, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
-
Në pjesën e parë të videos, si tregoi Helena se ‘e mbante llogari të keqen’?
-
Në pjesën e dytë të videos, ç’bëri Helena për të kapërcyer mendimet negative e për të pasur pikëpamje pozitive?
-
Në fund, si i kontribuoi Helena unitetit të kongregacionit?