Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?

Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?

Mësimi 6

Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?

Ku është vendosur Mbretëria e Perëndisë? (1)

Kush është Mbreti i saj? (2)

A marrin pjesë edhe të tjerë në sundim me Mbretin? Nëse po, sa janë? (3)

Ç’gjë tregon se po jetojmë në ditët e fundit? (4)

Çfarë do të bëjë në të ardhmen Mbretëria e Perëndisë për njerëzimin? (5-7)

1. Kur ishte në tokë, Jezui i mësoi ithtarët e tij të luteshin për Mbretërinë e Perëndisë. Mbretëria është një qeveri që drejtohet nga një mbret. Mbretëria e Perëndisë është një qeveri e veçantë. Ajo është vendosur në qiell dhe do të sundojë mbi tokën. Ajo do ta shenjtërojë ose do ta bëjë të shenjtë emrin e Perëndisë. Do të bëjë që të kryhet vullneti i Perëndisë në tokë, ashtu siç kryhet në qiell.​—Mateu 6:9, 10.

2. Perëndia premtoi se Jezui do të bëhej Mbret i Mbretërisë së Tij. (Luka 1:30-33) Kur ishte në tokë, Jezui tregoi se do të ishte një Sundimtar dashamirës, i drejtë dhe i përsosur. Ai nuk hipi në fron si Mbret i Mbretërisë së Perëndisë menjëherë pasi u kthye në qiell. (Hebrenjve 10:12, 13) Në vitin 1914, Jehovai i dha Jezuit autoritetin që i kishte premtuar. Që nga ajo kohë, Jezui ka sunduar në qiell si Mbret i caktuar nga Jehovai.​—Danieli 7:13, 14.

3. Jehovai ka zgjedhur nga toka, gjithashtu, disa burra dhe gra të besueshme për të shkuar në qiell. Ata do të sundojnë me Jezuin si mbretër, gjyqtarë dhe priftërinj mbi njerëzimin. (Luka 22:28-30; Zbulesa 5:9, 10) Jezui i quajti këta bashkësundimtarë në Mbretërinë e tij një «kope e vogël». Ata numërohen në 144.000 vetë.​—Luka 12:32; Zbulesa 14:1-3.

4. Posa u bë Mbret, Jezui e flaku Satanain dhe engjëjt e tij të ligj nga qielli poshtë në afërsi të tokës. Për këtë arsye gjërat kanë shkuar kaq keq këtu në tokë, që nga 1914-a. (Zbulesa 12:9, 12) Luftërat, skamja, murtajat, paligjshmëria në rritje: të gjitha këto janë pjesë të një «shenje», e cila tregon se Jezui po sundon dhe se ky sistem është në ditët e tij të fundit.​—Mateu 24:3, 7, 8, 12; Luka 21:10, 11; 2. Timoteut 3:1-5.

5. Së shpejti, Jezui do të gjykojë njerëzit, duke i ndarë ata, ashtu si bariu ndan delet nga dhitë. «Dele» janë ata që do ta kenë treguar veten nënshtetas besnikë të tij. Ata do të marrin jetën e përhershme në tokë. «Dhi» janë ata që do ta kenë hedhur poshtë Mbretërinë e Perëndisë. (Mateu 25:31-34, 46) Në të ardhmen e afërt, Jezui do të shkatërrojë të gjithë ata ngjashëm dhive. (2. Selanikasve 1:6-9) Nëse dëshiron të jesh një ndër «delet» e Jezuit, duhet t’i vësh veshin mesazhit të Mbretërisë dhe të veprosh sipas asaj që mëson.​—Mateu 24:14.

6. Tani toka është e ndarë në shumë vende. Çdo vend ka qeverinë e vet. Shpesh, këto kombe luftojnë njëri-tjetrin. Por, Mbretëria e Perëndisë do të zëvendësojë të gjitha qeveritë njerëzore. Ajo do të sundojë si e vetmja qeveri mbi gjithë tokën. (Danieli 2:44) Atëherë nuk do të ketë më luftëra, krime dhe dhunë. Të gjithë njerëzit do të jetojnë së bashku në paqe dhe unitet.​—Mikea 4:3, 4.

7. Gjatë Mbretërimit Mijëvjeçar të Jezuit, njerëzit besimplotë do të bëhen të përsosur dhe e gjithë toka do të kthehet në një parajsë. Nga fundi i njëmijë vjetëve, Jezui do të ketë bërë gjithçka që Perëndia i ka kërkuar të bëjë. Atëherë do t’ia dorëzojë Mbretërinë Atit të tij. (1. Korintasve 15:24) Përse të mos u flasësh miqve dhe personave të tu të dashur mbi atë që do të bëjë Mbretëria e Perëndisë?

[Figura në faqen 13]

Nën sundimin e Jezuit, nuk do të ketë më urrejtje apo paragjykime