Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kush është Djalli?

Kush është Djalli?

Mësimi 4

Kush është Djalli?

Nga erdhi Satana Djalli? (1, 2)

Si i mashtron Satanai njerëzit? (3-7)

Përse duhet t’i rezistosh Djallit? (7)

1. Fjala «djall» nënkupton dikë që thotë gënjeshtra të liga për dikë tjetër. «Satana» nënkupton një armik ose një kundërshtar. Këto janë terma që i janë dhënë armikut kryesor të Perëndisë. Në fillim, ai ishte një engjëll i përsosur në qiell me Perëndinë. Megjithatë, më vonë ai filloi të mendonte tepër për veten dhe dëshironte adhurimin që me të drejtë i përkiste Perëndisë.​—Mateu 4:8-10.

2. Ky engjëll, Satanai, i foli Evës me anë të një gjarpri. Duke i thënë asaj gënjeshtra, ai e shtrëngoi atë të mos i bindej Perëndisë. Në këtë mënyrë, Satanai sulmoi atë që quhet «sovranitet» i Perëndisë ose pozitën e tij si Më i Larti. Satanai vuri në dyshim faktin që Perëndia sundon në një mënyrë të denjë dhe për dobi të nënshtetasve të Tij. Përveç kësaj, Satanai vuri në dyshim faktin nëse ndonjëri do t’i mbetej besnik Perëndisë. Duke e bërë këtë, Satanai e bëri veten armik të Perëndisë. Për këtë arsye, ai u quajt Satana Djalli.​—Zanafilla 3:1-5; Jobi 1:8-11; Zbulesa 12:9.

3. Satanai mundohet t’i mashtrojë njerëzit që ta adhurojnë. (2. Korintasve 11:3, 14) Një mënyrë me të cilën ai mashtron njerëzit është përmes fesë së rreme. Nëse një fe mëson gënjeshtra mbi Perëndinë, në të vërtetë ajo i shërben qëllimit të Satanait. (Gjoni 8:44) Njerëzit që janë anëtarë të feve të rreme, mund të besojnë sinqerisht se po adhurojnë Perëndinë e vërtetë. Por në të vërtetë, ata i shërbejnë Satanait. Ai është ‘perëndia i kësaj bote’.​—2. Korintasve 4:4, BR.

4. Spiritizmi është një tjetër mënyrë me të cilën Satanai i përfshin njerëzit nën pushtetin e tij. Ata mund t’u kërkojnë frymërave që t’i mbrojnë, të dëmtojnë të tjerët, të parathonë të ardhmen ose të kryejnë mrekulli. Satanai është forca e ligë që qëndron pas gjithë këtyre praktikave. Për t’i pëlqyer Perëndisë, nuk duhet të kemi të bëjmë aspak me spiritizmin.​—Ligji i përtërirë 18:10-12; Veprat 19:18, 19.

5. Gjithashtu, Satanai i mashtron njerëzit në një masë ekstreme përmes krenarisë së racës dhe adhurimit të organizatave politike. Disa mendojnë se kombi apo raca e tyre është më e mirë se të tjerat. Por nuk është e vërtetë. (Veprat 10:34, 35) Njerëz të tjerë shpresojnë se organizatat politike do të zgjidhin problemet e njeriut. Duke bërë kështu, ata hedhin poshtë Mbretërinë e Perëndisë. Ajo është e vetmja zgjidhje e problemeve tona.​—Danieli 2:44.

6. Një mënyrë tjetër me anë të së cilës Satanai mashtron njerëzit, është tundimi me dëshira mëkatare. Jehovai na thotë që t’i shmangim praktikat mëkatare, sepse ai e di se ato do të na dëmtojnë. (Galatasve 6:7, 8) Disa njerëz mund të dëshirojnë që të bashkohesh me ta në praktika të tilla. Megjithatë, mos harro se në të vërtetë është Satanai ai që dëshiron që ti të bësh gjëra të tilla.​—1. Korintasve 6:9, 10; 15:33.

7. Satanai mund të përdorë persekutimin ose kundërshtimin që të të bëjë të braktisësh Jehovain. Disa nga personat e tu të dashur mund të zemërohen shumë për faktin që ti po studion Biblën. Të tjerë mund të të përqeshin. Por, kujt ia detyron jetën? Satanai dëshiron të të frikësojë, me qëllim që të të pengojë të mësosh mbi Jehovain. Mos e lejo Satanain që të fitojë! (Mateu 10:34-39; 1. Pjetrit 5:8, 9) Duke i rezistuar Djallit, mund ta bësh Jehovain të lumtur dhe të tregosh se përkrah sovranitetin e Tij.​—Proverbat 27:11.

[Figurat në faqen 9]

Feja e rreme, spiritizmi dhe nacionalizmi i mashtrojnë njerëzit

[Figura në faqen 9]

Rezistoji Satanait, duke vazhduar të mësosh mbi Jehovain