Si mund të zbulosh se çfarë kërkon Perëndia?
Mësimi 1
Si mund të zbulosh se çfarë kërkon Perëndia?
Cilin informacion të rëndësishëm përmban Bibla? (1)
Kush është autori i Biblës? (2)
Përse duhet ta studiosh Biblën? (3)
1. Bibla është një dhuratë e çmuar nga Perëndia. Është si letra e një ati të dashur drejtuar fëmijëve të tij. Ajo na tregon të vërtetën mbi Perëndinë: kush është ai dhe cilat janë normat e tij. Ajo shpjegon se si t’i përballojmë problemet dhe si të gjejmë lumturi të vërtetë. Vetëm Bibla na tregon se çfarë duhet të bëjmë për t’i pëlqyer Perëndisë.—Psalmi 1:1-3; Isaia 48:17, 18.
2. Bibla u shkrua nga rreth 40 burra të ndryshëm, gjatë një periudhe kohe 1.600-vjeçare, duke filluar në vitin 1513 p.e.s. Ajo përbëhet nga 66 libra të vegjël. Ata që shkruan Biblën ishin të frymëzuar nga Perëndia. Këta njerëz shkruan mendimet e tij dhe jo të tyret. Prandaj, Autor i Biblës është Perëndia në qiell dhe jo ndonjë njeri në tokë.—2. Timoteut 3:16, 17; 2. Pjetrit 1:20, 21.
3. Perëndia mori masa që Bibla të kopjohej dhe të ruhej e saktë. Bibla është shtypur më shumë se çdo libër tjetër. Jo çdokush do të jetë i lumtur të të shohë tek studion Biblën, megjithatë mos lejo që kjo të të pengojë. E ardhmja jote e përhershme varet nga marrja e njohurisë për Perëndinë dhe nga kryerja e vullnetit të tij, pavarësisht nga çdo kundërshtim.—Mateu 5:10-12; Gjoni 17:3.