Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Të ndihmojmë të tjerët që të kryejnë vullnetin e Perëndisë

Të ndihmojmë të tjerët që të kryejnë vullnetin e Perëndisë

Mësimi 15

Të ndihmojmë të tjerët që të kryejnë vullnetin e Perëndisë

Përse duhet t’u flasësh të tjerëve për atë që po mëson? (1)

Me kë mund ta ndash lajmin e mirë? (2)

Çfarë ndikimi mund të ketë sjellja jote mbi të tjerët? (2)

Kur mund të predikosh bashkë me kongregacionin? (3)

1. Deri tani ti ke mësuar shumë gjëra të mira nga Bibla. Kjo gjë duhet të të çojë në kultivimin e personalitetit të krishterë. (Efesianëve 4:22-24) Njohuria që merr është thelbësore për ty, sepse nëpërmjet saj fiton jetën e përhershme. (Gjoni 17:3) Gjithsesi, edhe të tjerët duhet ta dëgjojnë lajmin e mirë, në mënyrë që edhe ata të mund të shpëtojnë. Të gjithë të krishterët e vërtetë duhet t’u dëshmojnë të tjerëve. Është urdhër nga Perëndia.​—Romakëve 10:10; 1. Korintasve 9:16; 1. Timoteut 4:16.

2. Mund të ndash gjërat e mira që po mëson me ata që janë pranë teje. Tregojua ato familjes sate, miqve, shokëve të shkollës dhe kolegëve. Ndërsa e bën këtë, ji i sjellshëm dhe i durueshëm. (2. Timoteut 2:24, 25) Mos harro se shpeshherë njerëzit vërejnë më shumë sjelljen tek një person, sesa dëgjojnë atë që ai u thotë. Prandaj, sjellja jote e mirë mund të tërheqë të tjerët për të dëgjuar mesazhin, për të cilin ti u flet.​—Mateu 5:16; 1. Pjetrit 3:1, 2, 16.

3. Me kalimin e kohës, mund të kualifikohesh për të filluar predikimin me kongregacionin lokal të Dëshmitarëve të Jehovait. Ky është një hap i rëndësishëm në përparimin tënd. (Mateu 24:14) Ç’gëzim do të jetë, sikur të mund të ndihmosh dikë tjetër që të bëhet shërbëtor i Jehovait dhe të fitojë jetën e përhershme!​—1. Selanikasve 2:19, 20.