Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Të tregojmë respekt për jetën dhe gjakun

Të tregojmë respekt për jetën dhe gjakun

Mësimi 12

Të tregojmë respekt për jetën dhe gjakun

Si duhet ta konsiderojmë jetën? (1) Abortin? (1)

Si tregojnë të krishterët se kujdesen me ndërgjegje për sigurinë e vetes dhe të të tjerëve? (2) A është gabim të vrasësh kafshë? (3)

Cilat janë disa praktika që nuk tregojnë respekt për jetën? (4) Cili është ligji i Perëndisë mbi gjakun? (5)

A e përfshin ky transfuzionin e gjakut? (6)

1. Jehovai është burimi i jetës. Gjithçka e gjallë ia detyron jetën Perëndisë. (Psalmi 36:9) Për Perëndinë jeta është e shenjtë. Edhe jeta e një fëmije të palindur brenda barkut të nënës, është e çmuar për Jehovain. Të vrasësh me qëllim këtë fëmijë që po zhvillohet, në sytë e Perëndisë është e gabuar.​—Dalja 21:22, 23; Psalmi 127:3.

2. Të krishterët e vërtetë kujdesen me ndërgjegje për sigurinë e vetes dhe të të tjerëve. Ata sigurohen se makinat dhe shtëpitë e tyre nuk rrezikojnë sigurinë. (Ligji i përtërirë 22:8) Shërbëtorët e Perëndisë nuk e vënë jetën e tyre pa qenë nevoja në rrezik për kënaqësi apo dëfrim. Për këtë arsye, ata nuk marrin pjesë në sporte të dhunshme që dëmtojnë me qëllim të tjerët. Ata shmangin zbavitjet që inkurajojnë dhunën.​—Psalmi 11:5; Gjoni 13:35.

3. Edhe jeta e kafshëve është e shenjtë për Krijuesin. Një i krishterë mund të vrasë kafshë për të siguruar ushqim dhe veshmbathje ose për t’u mbrojtur nga sëmundja dhe rreziku. (Zanafilla 3:21; 9:3; Dalja 21:28) Por është gabim t’i keqtrajtosh kafshët ose t’i vrasësh vetëm për sport ose kënaqësi.​—Proverbat 12:10.

4. Pirja e duhanit, përtypja e arrës së betelit dhe marrja e drogave për kënaqësi, nuk është për të krishterët. Këto praktika janë të gabuara, sepse (1) na bëjnë robër të tyre, (2) na dëmtojnë trupin dhe (3) janë të papastra. (Romakëve 6:19; 12:1; 2. Korintasve 7:1) Mund të jetë shumë e vështirë për t’i lënë këto vese. Por duhet të bëjmë kështu për t’i pëlqyer Jehovait.

5. Edhe gjaku është i shenjtë në sy të Perëndisë. Perëndia thotë se shpirti ose jeta është në gjak. Prandaj, është gabim që gjaku të hahet. Gjithashtu, është gabim të hahet mishi i një kafshe, të cilës nuk i është hequr gjaku siç duhet. Nëse një kafshë është mbytur ose ngordh në një çark, nuk duhet ngrënë. Nëse është goditur me heshtë apo është qëlluar me çifte, duhet që menjëherë t’i hiqet gjaku, në qoftë se është për t’u ngrënë.​—Zanafilla 9:3, 4; Levitiku 17:13, 14; Veprat 15:28, 29.

6. A është gabim të pranohet transfuzioni i gjakut? Mos harro, Jehovai kërkon që të përmbahemi nga gjaku. Kjo do të thotë që në asnjë mënyrë të mos fusim në trup gjakun e një personi tjetër, madje edhe gjakun tonë që është ruajtur mënjanë. (Veprat 21:25) Për këtë arsye, të krishterët e vërtetë nuk pranojnë transfuzion gjaku. Ata pranojnë mënyra të tjera trajtimi mjekësor, të tilla si transfuzionin e produkteve pa gjak. Megjithëse e duan jetën, ata nuk përpiqen ta shpëtojnë atë, duke thyer ligjet e Perëndisë.​—Mateu 16:25.

[Figurat në faqen 25]

Për t’i pëlqyer Perëndisë duhet të shmangim transfuzionet e gjakut, veset e papastra dhe rreziqet e panevojshme