Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Vendimi yt për t’i shërbyer Perëndisë

Vendimi yt për t’i shërbyer Perëndisë

Mësimi 16

Vendimi yt për t’i shërbyer Perëndisë

Çfarë duhet të bësh për t’u bërë mik i Perëndisë? (1, 2)

Si i dedikohesh Perëndisë? (1)

Kur duhet të pagëzohesh? (2)

Si mund ta fitosh forcën për të qëndruar i besueshëm ndaj Perëndisë? (3)

1. Për t’u bërë mik i Perëndisë, duhet të fitosh njohuri të mjaftueshme për të vërtetën biblike (1. Timoteut 2:3, 4), të kesh besim në gjërat që ke mësuar (Hebrenjve 11:6), të pendohesh për mëkatet (Veprat 17:30, 31) dhe të kthesh drejtimin tënd në jetë. (Veprat 3:19) Atëherë, dashuria jote për Perëndinë do të të nxisë që t’i dedikohesh atij. Kjo do të thotë që në një lutje personale private, t’i tregosh atij se po i jep veten për të bërë vullnetin e tij.​—Mateu 16:24; 22:37.

2. Pasi të kesh bërë dedikimin ndaj Perëndisë, duhet të pagëzohesh. (Mateu 28:19, 20) Pagëzimi u jep mundësi të gjithëve të dinë se ti i je dedikuar Jehovait. Prandaj, pagëzimi është vetëm për ata që janë mjaft të rritur për të vendosur që t’i shërbejnë Perëndisë. Kur një person pagëzohet, gjithë trupi i tij duhet të zhytet për një çast në ujë. *​—Marku 1:9, 10; Veprat 8:36.

3. Pas dedikimit, Jehovai pret nga ti që të jetosh në përputhje me premtimin që ke bërë. (Psalmi 50:14; Eklisiastiu 5:4, 5) Djalli do të përpiqet që të të pengojë t’i shërbesh Jehovait. (1. Pjetrit 5:8) Megjithatë, afroju Perëndisë në lutje. (Filipianëve 4:6, 7) Studioje Fjalën e tij çdo ditë. (Psalmi 1:1-3) Qëndro afër me kongregacionin. (Hebrenjve 13:17) Duke bërë të gjitha këto, do të fitosh forcën për të qëndruar i besueshëm ndaj Perëndisë. Në këtë mënyrë, mund të bësh për gjithë përjetësinë ato që Perëndia kërkon prej teje.

[Shënimi]

^ par. 2 Në përgatitjen për pagëzim, rekomandohet një studim me librin Njohuria që të çon në jetën e përhershme ose me ndonjë libër të ngjashëm të botuar nga Shoqata Watch Tower Bible and Tract.